nga Artan Verbica

Boksieri më perspektiv shqiptarë, Agron Smakiçi ka vendosur që me ekipin e tij promovues ECB Boxing të angazhojnë një trajner të ri. Bëhet fjalë për trajnerin e suksesshëm Jonathan Banks, trajner kampionësh. Smakiçi ka një muaj që ka filluar përgatitjet me Banks ku ai në meçin e fundit në Sundswall të Suedisë u përgatitë me Banks në Hamburg të Gjermanisë. Tani Smakiçi gjendet në Detroid në ekipin e famshëm KRONK duke stërvitur me Jonathan Banks duke u njohur më shumë me njëri-tjetrin dhe duke pritur meçin e radhës, ku menaxheri Eroll Ceylan do ta gjejë gjatë qershorit apo korrikut për boksierin tonë.

“Jam në Detroid ku po stërvitem nga Jonathan Banks. Në stërvitjet e para kur ishte në Hamburg u kuptuam mirë njëri me tjetrin dhe arritëm bashkpunim. Shpresoj që ky bashkpunim të vazhdoj ku me Banks do të arrijë synimet të shpallem kampion i botës” theksoi Smakiçi për Kosova Boxing.

Smakiçi deri më tani kishte për trajner, legjendën gjermane, Jurgen Blin. Blin 75-vjeçar, legjendë e gjallë që kishte boksuar me Muhammed Ali-në në vitin 1971 është tërhiqur për shkak të moshës edhe pse ai ishte aktiv dhe mjaft vital, e ka sygjeruar menaxherin e Smakiçit, Erol Ceylan që ky i fundit të angazhon një trajner të ri. Dhe pas konsulltimeve të dy anshme, Ceylan dhe Smakiçi kanë vendosur për Jonathan Banks.

Kush është Jonathan Banks:
Jonathan Banks rrjedh nga shkolla e madhe e boksit amerikan dhe atij botëror KRONK Gym nga Detroid, aty ku kanë dal shumë kampion botëror si Thomas Hearns, Hilmer James Kenty, Marc Breland, Tyrell Biggs, Pernel Whitaker, Frank Tate, Stevie McCrory, Micheal Moorer, etj. Si boksier profesionist kishte zhvilluar 33 meçe me bilance prej 29 fitoresh (19 KO), 3 humbje dhe 1 barazimi. Ai kishte fituar titujt e kampionit të Amerikës NABF dhe titullin botëror IBO për 10-vite si boksier profesionist, nga 2004 deri 2014. Nga viti 2015 iu përkushtua përgjithsisht punës së trajnerit.

I gjithë klubi u bë i madh falë trajnerit legjendar Emanuel Steward i cili e rindërtoi në fillim të viteve 70-ta. Steward që ishte trajner edhe i boksierit Jonathan Banks, ai nga gjithë boksierët e tjerë Banksin e pa sikur pasardhës të tij dhe e angazhoi si ndihmës trajner. Atë botë kur Steward stërviste boksierin e njohur, kampionin apsolut të botës Wladimir Klitschkon, Steward ndërroi jetë në vitin 2012. E gjithë barra e klubit Kronk dhe pasardhës mbeti Jonathan Banks, një përgjigjësi e madhe dhe vështirë për të vazhduar punën e Steward.

Banks me elegancën e tij dhe punën që kishte bërë Steward, e vazhdoi aty ku kishte mbetur. Edhe ish-kampioni i botës Wladimir Klitschko i besoi Banks-it dhe vazhdoi suksesin me ukrainasin. Banks me Klitschkon për tre vite me radhë mbrojtën titullin e kampionit të botës gjashtë herë, kundër Mariusz Wach, Francesco Pianeta, Alexander Povetkin, Alex Leapai, Kubrat Pulev, Brayant Jennings, etj. Banks dhe Klitschko ishin si në fitore poashtu edhe në humbje, si me Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Banks mori për sipër edhe një boksiere të madhe, bëhet fjalë për boksierën më të mirë të gjitha kohërave Cecelia Breakhus. Tani në petkun e tij gjendet edhe Smakiçi i cili stili i tij më shumë i ngjan Vitali Klitschkos. Të dytë kanë besim në njëri-tjetrin. Smakiçi ka potencial, ai është e ardhme e boksit botëror.

www.kosovaboxing.org
16 maj 2018