RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Agron Kurtishi: Gjithçka e gatshme për evinimentin e katërt, “Ring of Fire 4”

3 min read

Prishtinë, 22 tetor 2015 – Agron Kurtishi dhe Ekipi i tij Fight-Power ka bërë të gjitha përgatitjet për ngjarjen e katërt të tij të quajtuar “RING OF FIRE 4” që do të mbahet në Mynih me 30 tetor.

Goni dhe AdrianiKurtishi ka paraparë 10 meçe që do të zhvillohen, 5 meçe në boksin profesionist dhe 5 meçe në kikboks me rregulla të K-1.

Kosova Boxing që nga fillimi ka përcjellur punën e Akademisë Fight-Power dhe për dy vite e gjysmë Kurtishi ka arritur një punë të sukseshme duke nxjerur disa talent si në boks, ashtu edhe në kikboks. Ndër ta janë romuni James Chereji, boksier në kategorinë e lehtë, i cili deri më tani zhvilluar 9 meçe duke shënuar të gjitha fitore, 6 me ndërprerje. Pastaj Xenia Jorneac me bilanc prej 3 fitoresh (1 KO) dhe një humbje. Në petkun e Fight-Power këtë vit u bashkua edhe boksieri shqiptar Adriani (Maliqi) Raatz. 21-vjeçari poashtu konsiderohet shpresë e boksit profesionist. Adriani deri më tani ka zhvilluar 8 meçe profesioniste me bilanc prej 7 fitoresh (6 KO) dhe një humbje.

Kosova Boxing: z.Kurtishi, si janë duke shkuar përgatitjet?
Agron Kurtishi: Përgatitjet deri më tani janë duke shkuar shumë mirë. Gjithçka sipas planit dhe besoj se deri më 30 tetor, do të jemi gati.

Kosova Boxing: A keni pasur vështirësi, kur dihet sa e vështirë është në të njejtën kohë të përgatitësh sportistët tuaj që do të paraqiten dhe të njëjtën kohë duke kërkuar sponzor dhe kordinim gjithashtu?

Agron Kurtishi: Është e vështirë dhe aspak e lehtë, por unë arrijë ti menaxhoj të dyjat me kohë. Besoj deri më tani kam treguar rezultate, dhe ata që përcjellin akademinë time dhe kanë përcjellur ngjarjen time kanë dalur të kënaqur dhe më kanë dhënë mirënjohje.

Ring of Fire - 4Kosova Boxing: Boksieri juaj James Chereji është perspektiv e boksit në Gjermani, a është i gatshëm për perballje të forta?
Agron Kurtishi: Chereji është perspektiv e boksit në Gjermani dhe unë kam besim të madh tek ai. Ai është i gatshëm për perballje të forta, dhe ka gjithçka cka që i nevojitet një boksieri dhe besoj që do të realizohet kjo me stervitje dhe punë. Ai duhet të tregoj vetën në përballje me boksier të nivelit më të lartë.

Kosova Boxing: Nga ky vit në ekipin tuaj Fight-Power u bashkua boksieri i ri, Adrian Maliqi Raatz. Sa je i kënaqur me rezultatet dhe angazhimin e tij?
Agron Kurtishi: Po nga ky vit Adriani ka shprehur dëshirën të punoj me mua. Jam i kënaqur me përparimin e tij. Që nga ardhja ka realizur tre fitore dhe presim të vazhdojmë me intenzitet gradual duke përparuar hap pas hapi.

Kosova Boxing: Çka pas ngjarjes së 30 tetorit?
Agron Kurtishi: Ne do të vazhdojmë me punë. Organizimi i radhës do të jetë me 27 shkurt 2016. Nuk do të ndalojmë duke dhënë maksimumin.

Kosova Boxing: Ku synon Agroni me ekipin Fight-Power?
Agron Kurtishi: Unë synoj me ekipin Fight Power me arritë rezultatet dhe me nxjerë sa më shumë talente në të gjitha fushat e këtij sporti. Por, edhe pse është një punë e rëndë dhe e lodhshme, unë synoj të arrijmë rezultatet sa më të mira. Shpresoj të nxjerr një kampion të Gjermanisë njëhere e pastaj do të shohim. Nuk dua të dha fjalë të mëdha një herë. Pasi të arrijë synimin e parë, pastaj do të synoj diçka tjetër. Është fjala për boksin, sepse në kikboks kam arritur të fitoj me nxanësin tim titullin e kampionit të Gjermanisë në versionin ISKA. 

Kosova Boxing: Agron, faleminderit shumë. Dhe unë të uroj shumë suksese në të ardhmen.
Agron Kurtishi: Faleminderit edhe nga ju Artan dhe Kosova Boxing. Ju që nga fillimi më keni përkrahur dhe jam shumë mirënjohës.

Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur këtë ngjarje mund, biletat mund ti rezervoni në numrin e telefonit: +41 (0) 152 33 64 50 74 apo në E-mailin: info@fight-power-academy.de

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.