RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Agon Gashi dhe Granit Shala kampion U-21 të Gjermanisë

1 min read

agon-gashi-dhe-granit-shalaNë fundjavë në qytetin Moers të Gjermanisë është zhvilluar për katër ditë nga 2 deri 5 nëntor kampionati i Gjermanisë për moshat deri 21-vjeç, ku kanë shkëlqyer dy boksierët shqipëtar Agon Gashi dhe Granit Shala duke u shpallur kampion të Gjermanisë për vitin 2016.

Agon Gashi u paraqitë në kategorinë deri 69 kg, ndërsa Granit Shala në kategorinë super të rënd, +91 kg.

Gashi meçin e parë preliminar a kaloi pa luftë, ndërsa që në çerekfinale u takua me Ibragim Gunaev duke e mposhtur me rezultat 3:0. Në gjysëm finale u takua me Daniel Meyer të cilin e mposhti poashtu me rezultatë, 3:0. I sukseshëm ishte edhe në finale duke mposhtur Arthur Krischanowski me 2:0. Me tre fitore radhazi për tre ditë, Gashi arriti të fitoj medaljen e artë duke u shpallur kampion për 2016.

Ndërsa konkurrenca +91 kg pati më pak boksier, gjithsejt 6 boksier ku Granit Shala me dy meçe arriti të fitoj titullin e kampionit të Gjermanisë. Ai në gjysëmfinale mposhti  Alexander Mueller vom Berge me 3:0. Ndërsa në finale mposhti Dariusz Lassota me nakaut teknik në raund të parë. Këto dy fitore kurorëzuan edhe Shalën me medalje të artë duke u shpallur kampion për 2016. 

Ky suksesë i shqiptarëve na gëzon pa masë. Shpresojmë që këta dy yje të reja të boksit gjerman të arrijnë sa më lartë në pedistialin botëror.

Artan Vërbica
8 nëntor 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.