RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Agim Abdullahu në tetor zhvillon ngjarjen e parë në MMA në Kosovë

3 min read

Luftëtari i ringjeve  MMA, Agim Abdullahu do të jetë i pari që do të organizoj një ngjarje në Martet Marciale  të përziera në vendin tonë. Ai parasheh që këtë meç të zhvilloj në fund të muajit Tetor. Abdullahu ishte për disa ditë në Prishtinë, ku u njoftua me të rejat dhe interesin që ka shoqëria kosovare ka për këtë sport, ku ai u nda shumë i kënaqur. Abdullahu i cili prej vitesh jeton në Austri në qytetin Linz, dëshiron që edhe publikut tonë ti sjell një meç në Kosovë, që deri më tani i ka munguar Kosovës ky sport. Sporti MMA ka marrë përmasa të mëdha të popullaritetit në botë. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ndër sportet më të popullarizuara.

Dueli i tij do të jetë mjaft atraktiv dhe ai ka për qëllim që të sjell nga Austria, apo vendet e rajonit kafazin për këtë ngjarje. Në Kroaci, Bosne dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi, sporti i MMA, ka zhvilluar disa evente, ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri, nuk kemi pasur akoma një garë të tillë.

Kosova Boxing zhvilloi një takim me Abdullahun, cili kaloi disa ditë në Kosovë, ku u nda mjaft i kënaqur me zhvillimet që bëri. “Jam lumtur, me hapin e parë të zhvilluar. Pashë shumë interesim për MMA, ndërsa jam mësuar të luftoj në arenat tjera, dhe dua që edhe popullit tim ti dhurojë një spektakël në vendin tim. Kam marrë disa premtime për mbështetje, dhe besoj që në muajin Tetor të zhvilloj meçin e parë në MMA në Kosovë” theksoi Abdullahu për Kosovaboxing.org.

Më tej, Abdullahu shpreson që ky event të jetë i realizueshëm, dhe mos të mbetë vetëm ëndër për te dhe për gjithë shqiptarët. “Do të kthehem në Kosovë pas disa javësh për të zhvilluar edhe disa takime tjera, që t`i afrohem edhe më shumë synimit tim” ishte këmbëngulës Abdullahu.

Një prezentim për Agim Abdullahun

Agim Abdullahu u lind me 27 Nëntor 1979 në fshatin Bradash të Podujevës. Si 12-vjeçar u largua për në Austri me familje. Me 18-vjeçar filloi të mirret me kick-box. Ai ka zhvilluar afër 25 ndeshje në kick-boxin amator dhe profesional, ku ka pasur mjaft suksese. Në vitin 2005 kalon në kick-boxin profesional, në konkurrencën deri 83 kg në kategorinë gjysmë të rënd. Menjëherë këtë vit arrit titullin e versionit ISKA të Austrisë duke mposhtur kundërshtarin Grigor Ashugbaban nga Armenia. Një vit më vonë, me 2006 mposht kroatin Bojan Delpiner për titullin Internacional të Austrisë në versionin EBF. Pas këtyre dy vite të sukseshme, ai merr ftesë nga federata MMA e Austrisë për duel me luftëtarin nga Iraku, Salwan Bady,  ku Abdullahu e pranon me plot dëshirë. Dueli ishte në kategorinë deri 95 kg, ku pas një lufte të fortë arritë të dalë ngadhnjimtar. Në Tetor të vitit 2007 lufton për titullin e Evropës në versionin EBF Zsolt Vegra nga Hungaria ku mposhtet dhe nuk ia arrinë qëllimit. Në Prill të vitit 2008 lufton përsëri me Grigor Ashugbaban, ndeshje revanshi, mirëpo kësaj radhe për titullin MMA – Free Fight në versionin WKA të Evropës ku shënon fitore. Agim Abdullahu ka zhvilluar 10 duele në MMA ku ka shënuar 8 fitore dhe 2 humbje.

Abdullahu ka edhe shkollën për MMA në Linz të Austrisë, ku ka shumë nxënës në këtë shkollë. Ai punon edhe vetë si trainer, por ka edhe një staf të gjërë profesionistësh.

Artan Vërbica
19 Shtator 2012

2 thoughts on “Agim Abdullahu në tetor zhvillon ngjarjen e parë në MMA në Kosovë

  1. Me vjen mire qa paska arrit shume por vallahi ky nuk eshte sport por rrehje deri ne alivanosje, smujna me ithan sport sport kur don ta mbyt kundershtarin? ne disa vende te evropes eshte i ndaluar dhe tjera vend jane ne konuslltim per me ndalue. kurse ne amerike eshet shume i popullarizuem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.