Arthur AbrahamMagdeburg, Gjermani, 1 mars 2014 – Arthur Abraham ka treguar madhështin e tij në meçin e tretë kundër Robert Stieglitz. Duelin e parë Abraham e kishte fituar me vendim unanim, ndërsa të dytin Stieglitz me ndërprerje. Dhe ja dueli i tretë dha më të mirin duke treguar Abrahami që ende ka për të dhënë boksit. Shumë njerëz e kishin paragjykuar se ai do të humb sërish me Stieglitz, nuk doli ashtu ku Abraham fitoi me plot meritë, megjithse ekipi SES Boxing u ankua në gjykim të gjyqëtarëve. Dy nga anëtarët e jurisë vlerësuan luftën në favor të Abrahamit (114:111 dhe 115:110), ndërsa njëri në favor të Stieglitzit (113:112). Abraham e rrëzoi Stieglitzin në raundin e 12-të, por nuk arriti të përfundonte luftën me nokaut. Abraham tash ka bilanc prej 39 fitoresh (28 KO) e katër humbjesh. Stieglitz ka pësuar humbjen e katërt karshi 46 fitoreve. Në përballje të drejtpërdrejta tash është 2:1 në favor të Abrahamit.

Kosovaboxing.org
3 mars 2014