RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

9-të shtete konfirmojnë pjesëmarrjen në turneun “Adem Jashari”

2 min read

adem jashari 2Turneu i boksit “Adem Jashari” këtë vit duket të jetë më i varfër për nga shtetet pjesëmarrëse, por shpresojmë që turneu të jetë më kualitativ sa i përket cilësisë. Kështu ka menduar organizatori që turneu të ketë më me pak boksier, por me duele cilësore. Shtetet pjesëmarrëse të këtij viti do të janë: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Italia dhe Bullgaria është në pikë pyetje, të cilët ende nuk e kanë konfirmuar ardhjen 100%.

Siç është bërë traditë, që çdo vit organizimin e finales së turneut të mbahet për rreth qyteteve të Kosovës, ku dy vite më parë organizator ishte Ferizaji, dhe vitin e kaluar Prizreni, këtë vit FboxK-së i kanë dhënë besimin qytetit të Gjilanit. Ndërsa dy gjysëmfinalet do të mbahen në Prishtinë.

Disa përfaqësuese kanë dhënë emrat e boksierëve që do të marrin pjesë këtë vit.

Shqipëria me pesë boksier: 56 kg – Rexhildo Zeneli, 64 kg – Kristian Shytani, 69 kg – Asmer Bilalli, 75 kg – Alban Bermeta dhe 81 kg – Aleksandër Ramo.

Sllovenia me tre boksier: 64 kg – Tadej Mernik, 75 kg – Veljko Aljazh dhe 81 kg – Samastur Matiq.

Maqedonia me katër boksier: 56 kg – Isak Sylejmani, 60 kg – Martin Aleksov, 69 kg – Bojar Ristevski dhe 91 kg – Dimitrov Tashkov.

Mali i Zi me katër boksier: 69 kg – Nikola Stashiq, 75 kg – Marko Bozoviq, 91 kg – Milorad Puriq dhe +91 kg – Alen Beganoviq.

Italia me pesë boksier: 52 kg – Galio Luliano, 64 kg – Papa Matteo, 69 kg – Manuel Crapelli, 75 kg – Marco Brognioli dhe 81 kg – Marco Miano.

Ndërsa përbërja e Kosovës do të ketë pesë boksier: 60 kg – Liridon Zeqiri, 64 kg – Gazmend Gashi, 69 kg – Arian Gashi, 81 kg – Armend Xhoxhaj dhe 91 kg – Pirro Cuni.

Kosovaboxing.org
12 nëntor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.