RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

4-vite të FboxprofK-së

2 min read

fboxprofkPrishtinë, 10 janar – Sot u bënë 4-vite ku sportit tonë më të trofeshëm boksit, iu shtua edhe Federata e Boksit Profesionist e Kosovës. Atë botë incijatorët Nexhmedin Zeka, Ahmet Shala, Muharrem Gjocaj dhe boksieri Shpetim Shala bërën që Kosova të ketë Federatën e boksit profesionist. Në kuvendin e parë të mbajtur në Pejë u caktuan personat funksional për të ngritur boksin profesionist. Për president u propozua afaristi i njohur Bekë Zeka, të cilin e votuan unanimisht kuvendarët. Nënkrytar i parë u caktua Nadir Shllaku, nënkrytar për mardhenje me jashtë Muharrem Gjocaj, nënkryetar i dytë Augusto Lauri, nënkryetari i tretë Shpetim Redo, sekretar gjeneral Faruk Kaliqni, menaxher kryesor Nexhi Zeka dhe drejtor teknik Ahmet Shala.

Synimi i FboxprofK për katër vitet e para ishte pranimi i Federatës së boksit profesionist në familjen evropiane, EBU, gjë që objektivi u arritë këtë vit ku tani FboxprofK-së u pranua me të gjitha drejtat në EBU. Kosova në kongresin e ardhshëm që do të mbahet këtë vit në kryeqytetin italian në Romë, do të ketë drejte vote si shtetet tjera evropiane.

Këtë vit FboxprofK-së do të mbaj kuvendin e radhës ku do të analizohet puna 4-vjeçare. Poashtu qëllimi i FboxprofK do të jetë ngritja e kapacitetit dhe profesionalizimit të boksit profesionist të Kosovës.

“Objektivi ynë është arritur këtë vit ku ne u pranuam në EBU me të gjitha drejtat. Ne Prishtinë për së afërmi përcollën dy personalitetet e larta të Federatës Evropiane, EBU, Peter Stucki dhe Willibald Palatini, të cilët u ndanë shumë të kënaqur me arritjet dhe organizimin poashtu. Në vitet e ardhshme do të pretendojmë në ngritjen e kapaciteteve, dhe do të përpiqemi që të kemi një organizim për titullin e kampionit evropian në vendin tonë. Duhet punë e përbashkët dhe të gjitha do të janë të arritshme” theksoi Nexhi Zeka për Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
11 janar 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.