RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

4 boksier shqiptarë në Lojrat Mediterane “Mersin 2013”

2 min read

Mersin2013logoMersin, Turqi, 2013 – Lojrat Mediterane apo Mesdhetare këtë vitë do të mbahen në qytetin bregdetar Mersin të Turqisë. Në këtë kompeticion për ne do të jetë në interes boksi ku Shqipëria do të marrë pjesë me tre boksier (Kristian Demaj, Kristian Shytani dhe Rexhildo Zeneli), ndërsa Maqedonia me boksierin e vetëm shqiptar Fatlum Zhutën.

Kosova e cila bëri zhurmë të madhe për shkakë të mos pjesëmarrjes “SHKAKU i VIZAVE” në kampionatin evropian në Minsk të Bjellorusisë, nuk do të marrë pjesë në Lojrat Mediterane për arsye të panjohura. Mirëpo zotëritë që udhëheqin boksin e Kosovës do të ishte shumë  më mirë të fokusoheshin në Lojrat Mediterane që kanë një vlerë mesatare, se sa një kampionat evropian ku edhe nëse do të merrshin pjesë do të ishin vetëm si turistë, kur kemi realitetin se në Kosovë kualiteti i boksit është shumë i ulët.

Me ekipin kombëtar ka udhëtuar trajneri ynë i dëshmuar Jani Nano, i cili në vitet e fundit ka ngjallur klubin e boksit Teuta nga Durrësi. Por, lajmi i hidhur vjen sot nga vetë trajneri Nano ku pjesëmarrja e boksierit Rexhildo Zeneli nuk do të mund të marrë pjesë pasi është vetëm 17-vjeç dhe nuk i lejohet pjesëmarrja. “Kemi pasur shpresat tek Zeneli sepse në konkurrencën deri 56 kilogramë e kishim më të lehtë, por shpresat tashmë do ti kemi te Shytani dhe Demaj ku mbajmë shpresat për medalje” theksoi Nano për Kosova Boxing.

Kosova Boxing rikujton fituesit e medaljeve mediterane në vite: 

Mehmet Bogujevci – (1979 – Split, Kroaci – medalja e artë)
Aziz Salihu – (1987 – Lataki, Siri – medalja e artë)
Agim Latifi – (1987 – Lataki, Siri – medalja e artë)
Fatmir Makolli – (1987 – Lataki, Siri – medalja e argjendtë)
Afrim Majanci – (1987 – Lataki, Siri – medalja e bronzt)

Pjesëmarrëse do të janë shtetet: Shqipëria, Algjeria, Andora, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Qipro, Egjipti, Franca, Greqia, Italia, Libani, Libija, Malta, Maqedonia, Monako, Mali i Zi, Maroko, San Marino, Serbia, Sllovenija, Spanja, Sirija, Tunisia dhe nikoqiri Turqia. E vetmja që mungon është Kosova!

Përgatiti: 
Artan Vërbica
21 Qershor 2013

 

4 thoughts on “4 boksier shqiptarë në Lojrat Mediterane “Mersin 2013”

  1. Nga ju si gazetare nuk marr vesh diqka. Me qfare arsyetimi mundet te marre pjese Kosova ne Lojrat Mesdhetare. Gjeografine e Europes e dini apo jo. Ne lojrat Mesdhetare marrin pjese vetem shtetet qe lagen nga Deti Mesdhe.

  2. Ti Boti sa per dijeni ne lojrat mesdhetare marrin pjes te gjith shtetet qe benin pjes ne ish jugosllavi por mos ja fut kot kurr se ke iden nga boksi dhe turnet dhe mos ngaterro harten me boksin.

  3. – E vertet Artan, Lojrat Mediterane apo Mesdhetare kan cilsi po jo te evropianit ne niher duhet te marrim pjese ne ksi turnira para se me marr pjese ne kampionat evropian. Do te ishte mire bile se paku nje bokser nga Kosova te merrte pjese ne kett turnir, po ja qe fajet sjon te Bokserat….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.