RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

27 shkurti mbledh kikboksierët më të mirë shqiptar në Winterthur të Zvicrës

1 min read

IFN 1“Illyrian Fight Night” do të quhet evnimenti i shqiptarëve më të mirë të ringut që do të zhvillohet me 27 shkurt në qytetin Winterthur të Zvicrës. Aty do të zbarkojnë emrat më të njohur që i kemi sot. Organizatorët e kësaj ngjarje, Bekim Kryeziu dhe Flamuar Kicaj kanë dizajnuar dhe emëruar titullin “Illyrian Fight Night” e cila ka vlerën e titujve botëror. Ndër emrat që do të sfidojnë titullin IFN do të janë Muharrem Hasani, Zyber Rudaj dhe Shkodran Veseli,
(I zgjedhur për dy vite rresht kikboksieri i vitit, 2014 dhe 2015 nga Kosova Boxing). Për titullin evropian WPKC do të dylufton Bashkim Selmani. Për titullin kontinental Herolind Krasniqi, si dhe për titullin e Zvicrës, Lulzim Hyseni. Në këtë ngjarje do të paraqitet edhe talenti i së ardhmës i kikboksit tonë, Hekuran Avdylaj, si dhe kikboksierët tjerë si Berat Osmani, Kreshnik Tolaj, Getuard Racaj, Valdrin Ingrishta, Aslan Muhadri, Kosovar Kicaj.

Kosovaboxing.org
21 shkurt 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.