RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

10-vite nga vdekja e legjendës Andy Hug. Xhavit Bajrami pjesmarrës në ceremoninë në Kyoto

2 min read

Kick-boxieri ynë i famshëm Xhavit Bajrami ka udhëtuar  për në Japoni në ceremoninë e memorialit të 10-të të vdekjes së legjendarit Andy Hug. Bajrami kampion aktual botëror në versionin ISKA do të jetë i pranishëm në Hoshuin temple në Kyoto të Japonisë. Ai disa ditë më parë udhëtoi për në Japoni për të qenë i pranishëm për trainerin e tij i cili mësoi çdo gjë në karierë për të qenë i sukseshëm ky që është sot. Me të udhëtoi edhe bashkshortja e Andy Hug, Elona Hug dhe djali tij që e la të vetmin pas jetës së tij. Andy Hug vlerësohet si njëri ndër njerzit më meritor në Japoni dhe për japonezët ai mbetet legjendë e pa harruar. Ai e bëri kick-boxin të famshëm në lindjen e largët dhe falë tij K-1 është ky që është sot. Hug është i varrosur në varrezat në Kyoto ku aty janë vetem njerzit më të vlerësuar që kanë dhanë kontribut për Japoninë si SAMURAJËT dhe KAMIKAZËT.

Andy Hug vdiç me 24 Gusht 2000 sëmundja e leukemisë. Hug ishte 36-vjeçar kur vdiç dhe mbeti legjendë e gjallë, i pa harruar për të gjithë. Ceremonia e përkujtimit do të shfaqet sot me 24 Gusht në Kyoto ndërsa Kosovaboxing.org do të bëj përpjekje që t`ju sjell disa foto nga ky manifestim.

Artan Vërbica
24 Gusht 2010

4 thoughts on “10-vite nga vdekja e legjendës Andy Hug. Xhavit Bajrami pjesmarrës në ceremoninë në Kyoto

  1. Po eshte me se e vertet se Xhaviti ka qene nxenesi i legjendes se K-1 Andy Hug, i cili jetoj 4 vite bashke ne Japoni, edhe Xhaviti nen trajnimin e Andy Hug e pat fituar turnirin K-1 Grand Braves, turnir kualifikues ne vitin 1999 ku ne gjysemfinale e mund kroatin Mirco “Cro cop” Filipovic.

    Eshte per te ardhe keq se si disa shqiptar tjere e keqperdorin emrin e te ndjerit Andy Hug per interesa te veta personale. Ju be nje lutje lejeni te qete ne varr, se zoti eshte i madh.

    nga Afrimi nga Berna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.