RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

10 boksierët më të mirë për vitin 2012

8 min read

Prishtinë, 4 Janar 2013 – Sikur se vitin e kaluar edhe këtë vit agjensioni jonë sjell dhjetë më të mirët për vitin që lam pas. Ata janë:

Haxhi Krasniqi1. Haxhi Krasniqi – 3-0 (3 KO)
Haxhi Krasniqi ka treguar vlerat e tij të boksierit duke fituar çmimin e boksierit më të mirë të vitit për herë të dytë me radhë. Krasniqi sikurse në vitin 2011 që e fitoi çmimin e boksierit të vitit, ashtu edhe këtë vit ka qenë dukshëm më i miri. Tri duele të forta i kishte zhvilluar brenda vitit 2012. Ai mbrojti titullin WBO të Evropës ndaj francezit Hakim Zoulikha me nokaut teknik në raundin e 12-të. Ky duel edhe u zgjodh nga versioni WBO si më i miri i vitit 2012 në kategorinë gjysmë të rënd. Më pastaj Krasniqi e la vakant titullin WBO të Evropës duke sfiduar titullin WBO Internacional, një titull më me peshë. Për kundërshtar kishte boksierin turk me nënshtetësi gjermane, Serdar Sahin. Në këtë duel Krasniqit iu deshën vetëm katër raunde për të triumfuar. Derisa Krasniqi kërkonte sfidën për titull bote kundër Nathan Cleverly, britaniku iu shmang dy herë. Krasniqi nuk deshi të presë dhe shënoi edhe një fitore të rëndësishme duke mbrojtur titullin WBO Internacional ndaj amerikanit Max Heyman me nokaut teknik në raundin e tretë. Këto përballje, kjo përformancë me tri fitore me ndërprerje e bëjnë Haxhi Krasniqin, boksierin më të mirë shqiptar të vitit 2012.

nuri seferi 2. Nuri Seferi – 2-0 (1 KO)
I dyti për nga suksesi këtë vit është boksieri nga Gostivari me banim në Zvicër, Nuri Seferi. Seferi zhvilloi dy duele dhe i fitoi që të dyja. Ai mposhti me pikë pas tetë raundeve rumunin Giulian Ilie, ndërsa e riktheu titullin “WBO Europe” në kategorinë cruiser me një fitore bindëse ndaj serbit Nenad Stankoviq. Duelin ndaj rumunit Ilie e zhvilloi në parameç të luftës mes Wladimir Klitschkos e Tony Thompsonit. Seferi pas operimit të këmbës u rikthye me fitore të mëdha, ku e hodhi rumunin Ilie tri herë në dysheme para se të triumfonte me pikë pas tetë raundeve. Dy nga anëtarët e jurisë i dhanë fitore Seferit, ndërsa njëri e vlerësoi luftën si të barabartë. Për të përmbyllur vitin sa më mirë Seferi para 8 mijë tifozëve në Shkup mposhti serbin Nenad Stankoviq me nokaut në raundin e parë. Seferi e rrëzoi serbin me një direkt të majtë, ndërsa kjo e detyroi trajnerin e kundërshtarit të tij që të dorëzonte luftën. Seferi ishte paraparë të zhvillonte edhe një duel më 26 dhjetor dhe atë kundër çekut Lubos Suda, por shkaku i një lëndimi nuk ishte në gjendje të zhvillonte këtë luftë.

Orial Kolaj3. Orial Kolaj – 3-0 (2 KO)
Boksieri  shqiptar që ka përparuar më së shumti në vitin 2012 ishte boksieri nga Lezha, Orial Kolaj. Ai në renditjen e Kosova Boxing është i treti. Kolaj arriti suksese të mëdha në vitin 2012 duke e fituar së pari titullin e Italisë në kategorinë gjysmë të rëndë, e më pas edhe titullin e Bashkimit Evropian (EBU-EU). Madje ai e mbrojti një herë titullin e Bashkimit Evropian. Kolaj fillimisht sfidoi titullin e Italisë ku për kundërshtar kishte Danilo D’Agatan. Kolaj fitoi 2:1 me vlerësim të gjyqtarëve. Ai nuk u ndal me kaq dhe shumë shpejt sfidoi titullin e Bashkimit Evropian, ku e mposhti me nokaut teknik në raundin e 11-të italianin Dario Cichello. Ai e mbrojti një herë me sukses titullin “EBU-EU”, duke triumfuar me nokaut teknik në raundin e gjashtë ndaj çekut Tomas Adamek. Kolaj e mbylli vitin 2010 me tri fitore e dy tituj.

edis tatli4. Edis Tatli – 3-0 (2 KO)
Boksieri nga Prizreni, Edis Tatli në tri vitet e fundit ka bërë bujë me sukseset e tij. Viti 2012 ishte mjaft i suksesshëm për të ku fitoi edhe titullin e tij të parë në boksin profesionist. Ai e fitoi brezin e Bashkimit Evropian në kategorinë e lehtë. Tatli përballjen e parë të vitit e pati kundër ganezit Sarfo Tyson, i cili ishte i renditur në vendin e 13-të listën e WBO-së dhe ishte kampion i Afrikës në këtë version. Tatli nuk triumfoi ndaj tij me nokaut teknik në raundin e parë. Duelin e dytë e zhvilloi në Rusi ndaj boksierit uzbek Serzdobek Mamadjanov, të cilin duel e fitoi me vendim unanim pas tetë raundeve. Këto dy fitore Tatlit i dhanë edhe më tepër siguri për të sfiduar titullin e Bashkimit Evropian. Tatli në luftë për këtë titull përballë pati italiani Paolo Gassani, të cilin e mposhti me nokaut teknik në raundin e parë.  Këto rezultate Tatlin e pozicionojnë në vendin e katërt  në listën e boksierëve më të mirë shqiptar të vitit të bërë nga Kosova Boxing.

Besar Nimani5. Besar Nimani – 4-0 (3 KO)
Sukseset që ka arritur Besar Nimani për më pak se dy vite karrierë profesioniste janë mjaft të mëdha. Pothuajse rrallë ndodh që një boksier profesionist për një kohë kaq të shkurtër të arrijë të fitojë ndonjë titull me rëndësi të madhe siç është titulli “IBF Europe West- East”. Vitin e kaluar Nimani ishte zgjedhur nga Kosova Boxing debutuesi i vitit ku shënoi hiç më pak se nëntë fitore resht. Këtë vit Nimani arriti 4 fitore në po aq duele duke mbrojtur titullin e Gjermanisë në kategorinë gjysmë të mesme dhe duke fituar titullin e kampionit të Evropës të versionit IBF. Fitoren e parë e realizoi kundër austriakut Thomas Hangsteberger të cilin e mposhti me vendim unanim pas gjashtë raundeve. I mallëngjyer që një meç të zhvillonte në vendlindje, Nimani boksoi edhe në Pejë duke mposhtur kroatin Zoran Cvek me nokaut teknik në raundin e tretë. Mbrojtjen e parë të titullit Internacional të Gjermanisë e realizoi kundër një kroati tjetër Almin Kovaçeviqit të cilin e rehatoi qysh në raundin e tretë me nokaut klasik. Por, kjo nuk ishte e tëra. Nimani përmbylli stinorin me një sukses të madh ku shënoi fitore ndaj hungarezit Sandor Micsko me nokaut në raundin e shtatë, duke fituar titullin vakant “IBF Europe West- East”.

Arnold Gjergjaj 6. Arnold Gjergjaj – 5-0 (5 KO)
Arnold Gjergjaj ka dominuar këtë vit duke përmirësuar rritur bilancin e tij në 20 fitore nga po aq meçe. Ai pati një stinor të mirë duke arritur pesë fitore me kundërshtarë të respektuar. Fitoren e parë e realizoi kundër boshnjakut Adnan Buharlijam të cilin e mposhti me nokaut teknik në raund të tretë. Pas këtij triumfi Gjergjaj mposhti gjermanin Alexander Kahl me nokaut në raund të parë. Grushtet e çelikta të tij nuk arriti t’i përballonte as boksieri nga Polonia, Mateusz Malujda. të cilin e mposhti me ndërprerje në raundin e parë. Dy fitoret e fundit i realizoi ndaj ukrainasit Maksym Padyura me nokaut teknik në raund të dytë dhe bjellorusit Yuri Bihoutseu me nokaut teknik në raundin e tretë.  Me këtë paraqitje Gjergjaj radhitet si i 5-ti nga Kosova Boxing për vitin 2012.

Shpetim Shala7. Shpëtim Shala – 3-0 (2 KO)
Shpëtim Shala ka pasur një vit të suksesshëm ku shënoi tri fitore të rëndësishme në karrierë.  Shala duelin e parë në vitin 2012 e zhvilloi në Pejë ku para adhuruesve të tij mposhti hungarezin Gabor Varadi me nokaut në raundin e parë. Pas këtij dueli dhe këtij triumfi Shala mori rrugën aty ku e kishte filluar boksin profesionist, në Austri ku fitoi titullin Internacional të Austrisë në kategorinë gjysmë të rëndë duke mposhtur kroatin Gordan Glisiq me nokaut në raundin e parë. Për të zbukuruar dhe gëzuar të gjithë adhuruesit e tij, Shala duelin e tretë të tij e kishte kundër hungarezit të vlerësuar dhe të fortë fizikisht Attila Baran, të cilin e mposhti me vendim unanim pas 6 raundeve. Ky meç u transmetua drejtpërdrejtë në televizionin sportive evropian “Eurosport” që ishte një promovim i madh dhe audiencë e mirë për boksin shqiptar.

Kreshnik Qato8. Kreshnik Qato – 2-0 (1 KO)
Boksieri nga Durrësi, Kreshnik Qato pati një stinor të mire duke rikthyer titullin e Anglisë. Ai pati dy meçe dhe i fitoi të dyja. Duelin e parë e fitoi ndaj lituanit Ruslans Pojonisevs me anë të pikëve. Pastaj triumfoi për titullin BBBofC të Anglisë në peshën e mesme duke mposhtur anglezin Matt Hainy me vendim 2 me 1 të gjyqtarëve. Qato ishte paraparë të boksonte edhe për titullin WBC Silver në Tiranë për nder 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor, por nuk ndodhi ky duel.

agron xhilla 9. Agron Xhilla – 3-0  (2 KO)
Pas fitimit të titujve IBF Youth dhe WBO Youth në vitin 2011, boksieri i kategorisë cruiser, Agron Xhilla, sfidoi edhe titullin tjetër në vitin 2012, atë WBC Youth. Ai mposhti boksierin nga Kenia, Peter Omandi Okello me nokaut klasik në raundin e nëntë. Pas kësaj ngjarje ai zhvilloi edhe dy duele tjera duke triumfuar në të dyja herët. Mposhti serbin Nemanja Rugaceviq me nokaut në raundin e parë dhe austriakun Andreas Kapp me nokaut në raundin e gjashtë. Viti 2012 nuk ishte aq i suksesshëm për Xhillan siç ishte viti 2011, kur pati shumë duele e shumë suksese. Por, Xhilla gjatë këtij viti priti rastin që të boksojë me rusin Alexander Alekseev, por dueli nuk u zhvillua shkaku i një lëndimi të boksierit rus.

Naim Terbunja10. Naim Terbunja – 5-0
Edhe pse debutoi këtë vit në boksin profesionist, Terbunja ishte i etur për sukses. Ai  rrezikoi duke boksuar me disa kundërshtarë mjaft të fortë dhe duke triumfuar. Terbunja debutoi me fitore ndaj Vladimir Spasojeviqit në qytetin ku banon Linkoping, duke e mposhtur me vendim unanim pas katër raundeve. Pastaj e mposhti Marijan Markoviqin në Podujevë me vendim unanim pas katër raundeve, për të vazhduar me fitore edhe ndaj lituanit Krill Psonko me vendim unanim në katër raunde. Fitoren e katërt e arriti në Prishtinë ndaj një boksieri me mjaft kualitet, polakut Bartomilej Grafka duke e dal fitues me vendim të gjyqtarëve pas gjashtë raundeve. Dhe fitoren e fundit e arriti ndaj serbit Srdjan Mihajloviq me vendim unanim në Suedi.

11. Dardan Zenunaj –  4-0 (2 KO)
12. Stievens Bujaj – 2-0 (2 KO)
13. Suat Laze – 2-0
14 . Sefer Seferi – 2-0 (2 KO)
15. Disarjot Gashi – 1-1
16. Armand Cullhaj – 1-1 (1 KO)
17. Petrit Dobroshi – 2-0 (2 KO)
18. Fatjno Murati – 0-1
19. Petrit Mazrekaj – 6-0 (3 KO)
20. Jetmir Kuçi – 1-2
21. Fitim Latifi – 3-0
22. Qamil Balla – 2-0-1 (2 KO)
23. Nasi Hani – 1-0 (1 KO)
24. Gëzim Tahiri – 6-0 (4 KO)
25. Skender Halili – 6-0 (6 KO)
26. Sevdail Sherifi – 1-0 (1 KO)
27. Butrint Rama – 4-0 (3 KO)
28. Ilir Canolli – 1-0
29. Enver Halili – 2-0 (2 KO)
30. Agron Smakiqi – 3-0 (3 KO)
31. Astrit Klimenta – 4-0 (2 KO)
32. Eder Kurti – 1-0
33. Gjetan Keta – 1-1 ( KO)
34. Uran Hadeergjonaj – 3-0 (2 KO)
35, Adnan Salihu – 3-0
36. Shefat Isufi – 3-0
37. Erzen Rrustemi – 1-0 (1 KO)
38. Arton Dajakaj – 1-0
39. Bujar Sejdiu – 0-1
40. Usama Zeqiri – 0-1
41. Shendrit Hotjani – 0-1
42. Tefik Bajrami – 1-2
43. Endrit Vuka – 0-3
44. Bedarin Toma – 1-1 (1 KO)
45. Urim Sylaj – 0-1-1

KOSOVA BOXING
4 Janar 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.